Aktualitet

Tentoi të kalonte 4 emigrantë nga Greqia, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u bë i mundur pas bashkëpunimit në operacionin 'Çifligu' mes komisariatit të Sarandës dhe Policisë Kufitare.

23 Maj 2022, 13:46 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte 4 emigrantë nga Greqia, arrestohet 41-vjeçari
Momenti i ndalimit

SARANDË-Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 41-vjeçar me inicialet T.D, banues në Gjashtë, pasi po tentonte të kalonte 4 emigrantë në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimin.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u bë i mundur pas bashkëpunimit në operacionin 'Çifligu' mes komisariatit të Sarandës dhe Policisë Kufitare.

41-vjeçari u arrestua në flagrancë pranë fshatit Çiflik të Konispolit pasi me automjetin e tij po tentonte të transportonte 4 emigrantë drejt kufirit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Çifliku", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Operacioni, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë.
Vihet në pranga shtetasi që u kap në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Çifliku", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-T. D., 41 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Çiflik, Konispol, duke transportuar në automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll