Aktualitet

Shkoi për të punuar bari në Vlorë, zhduket në mënyrë të mistershme 45-vjeçari nga Elbasani

Sipas njoftimit të policisë, ka qenë i vëllai i tij, banues në lagjen 'Shënkoll' të Elbasanit, i cili ka denoncuar zhdukjen e E.G pasi qëkur i vëllai ka dalë ka shtëpia ka humbur kontaktet me të.

23 Maj 2022, 13:03 Nga DOSJA
Shkoi për të punuar bari në Vlorë, zhduket në
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 45-vjeçar, i cili punonte si bari me dele në Vlorë, është zhdukur në mënyrë të mistershme që ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë, ka qenë i vëllai i tij, banues në lagjen 'Shënkoll' të Elbasanit, i cili ka denoncuar zhdukjen e E.G pasi qëkur i vëllai ka dalë ka shtëpia ka humbur kontaktet me të.

Policia e Elbasanit ka njoftuar menjëherë rajonin e Vlorës dhe po punohet për gjetjen e 45-vjeçarit.

Në Komisariatin e Policisë Elbasan ka bërë kallëzim shtetasi N. G., 43 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, se i është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin E. G., 45 vjeç, i cili punonte si bari në qytetin e Vlorës. Punohet për gjetjen e tij.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll