Politike

U gjobit me 100 mijë lekë/ Ankimoi vendimin, KQZ kalon për shqyrtim kërkesën e Sakos

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka njoftuar se do të shqyrtojë kërkesën ankimore të depozituar nga Sako 

23 Maj 2022, 12:52 Nga DOSJA
U gjobit me 100 mijë lekë/ Ankimoi vendimin, KQZ kalon për
Emiriana Sako

TIRANË- Seanca publike për kërkesën e bërë nga kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako do të zhvillohet në 29 Maj 2022. Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka njoftuar se do të shqyrtojë kërkesën ankimore të depozituar nga Sako me objekt: “Kundërshtimi i vendimit nr. 152, datë 25.04.2022, të KShZ ‘Për shqyrtimin e denoncimit të organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjehdjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 Mars 2022”

NJOFTIMI I KQZ

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 9, të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga zj. Emiriana Sako, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 152, datë 25.04.2022, të KShZ ‘Për shqyrtimin e denoncimit të ortganizatës “Qendresa Qytetare” ndaj drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjehdjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 Mars 2022”. KAS vendosi kalimin për shqyrtim në seancë publike në datën 29.05.2022, në orën 11:00.

Sako ankimoi vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pasi KQZ e ka dënuar me 100 mijë lekë gjobë për shkelje të ligjit zgjedhor. Sako pasi përdori ambientet e një shkolle të qytetit për organizimin e një takimi elektoral të PS-së. Për këtë, Sako sqaroi në atë kohë se takimi është zhvilluar pranë shkollës dhe jo në ambientet e saj dhe ndaj kërkon që gjoba ti hiqet.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll