Politike

VD-Akuza për Spiropalin, Berisha: Yt shoq i jep tender vëllait tënd, lumturoni njëri-tjetrin

Berisha deklaroi se Spiropali dhe i shoqi lumturojnë njëri-tjetrin me paratë publike

23 Maj 2022, 11:52 Nga DOSJA
VD-Akuza për Spiropalin, Berisha: Yt shoq i jep tender vëllait
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ditën e sotme ministren Elisa Spiropalin se bashkëshorti i saj i ka dhënë tender të vëllait. Gjatë Kuvendit, Berisha deklaroi se Spiropali dhe i shoqi lumturojnë njëri-tjetrin me paratë publike me të cilat kryejnë shpenzimet personale. Kreu i PD-së tha se do të vazhdojë të denoncojë aferat e maxhorancës pasi atë ka për detyrë ai dhe opozita.

'Ajo është e famshme, tenderat ia jep Enklit, është i vëllai i tij, tenderat e ujësjellësit burri i kësaj zonjës 5 milionëshe ia jepte vëllait të saj. Burrin e coi nga ujësjellësi në tenderat e KESH apo të OST dhe aty përsëri kushëriri... pra nëse ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njëri tjetrin me paratë publike janë cifti Spiropali-Toto. Unë do të nxjerr cdo aferë që ke ti, se në këtë platformë vjedhjet që bëni dhe që kushtëzon shpenzimet tuaja është detyrë e imja dhe e opozitarëve. Yt shoq jep tenderin vëllain tënd, s'ka vjedhje më të madhe se kjo. Ja ku e ke tenderin.'- tha Berisha. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll