Politike

VD-Berisha në krye të PD-, Çupi: Jam e dëshpëruar! Lajm i keq për demokratët

Çupi tha se zgjedhja e Berishës është një lajm i keq për të gjithë demokratët.

23 Maj 2022, 11:51 Nga DOSJA
VD-Berisha në krye të PD-, Çupi: Jam e dëshpëruar!
Dhurata Çupi

TIRANË- Rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për deputeten e Partisë Demokratike Dhurata Çupi është dëshpëruese. Në një prononcim për mediat para se të futej në Kuvend, Çupi tha se zgjedhja e Berishës është një lajm i keq për të gjithë demokratët.

“Nuk e kam mohuar kurrë se Berisha ka mbështetëist e tij por nuk është e bashkuat sot. Ky është lajm i keq për të gjithë demokratët dhe sot jam e dëshpëruar për këtë gjë,”- tha Çupi ndër të tjera.

Berisha u rikthye në krye të PD-së pas nëntë vitesh. Një ditë më parë, Berisha mundi sot rivalin Ibsen Elezi me një diferencë të madhe votash në të gjithë qarqet. Edhe pse i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai u rizgjodh me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme kanë qenë vetëm 328 vota, ndërsa 43.680 demokratë në total morën pjesë në zgjedhje.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll