Politike

VD-Spiropali: Doktor mendon se je zgjedhur në PD por je në rrugë qorre, rri aty Flamur...

Spiropali tha se ka ikur koha e Berishës, kur vinte shiritat televzioneve shqiptare ose kur ua bllokonte llogaritë

23 Maj 2022, 11:12 Nga DOSJA
VD-Spiropali: Doktor mendon se je zgjedhur në PD por je në rrugë
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali iu drejtua nga salla e Kuvendit, kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës duke i thënë se është futur në një rrugë qorre. Spiropali tha se ka ikur koha e Berishës, kur vinte shiritat televzioneve shqiptare ose kur ua bllokonte llogaritë. Më tej, Spiropali tha se kryetarja e AMA-së, nuk ka nevojë për avokat mbrojtës.

'Doktor, mendon se je zgjedhur dje në krye të PD në fakt ngjan gjithmonë e më shumë si një rrugë qorre, kudo që ti biesh do dalësh askund. Ke marrë me vete dhe ata të gjorët, i ke mbyllur PD cdo shteg. Ti për familjen tënde do të djegësh edhe partinë e lirinë. Kur flet ti për lirinë e medias uroj që të mos ulërijë njeri në këto parti, ti përmend Ramën, po Rama është simbol i gazetarit të dhunuar gjatë regjimit tat. Koha ka ikur me ikjen e Berishës, koha kur TV i viheshin shirita e u bllokoheshin llogaritë ka ikur me largimin tënd. Të gjitha të zezat që i kanë ndodhur lirisë së medias janë pjesë e damkës që të janë vënë ty, e habitshme se si flitet për një politizim të kryetares së AMA-së kur ka 10 vite që nuk futet në selinë e PS. Kur nënkryetarja është zgjedhur nga ju, e sollët ju propozimin. Hipokrizia shquhet nga ju, keni bëma të rënda në raport me median. S'dua të flas për zonjën Krasniqi, ka qënë drejtuese e ATSH, nuk na ka ne avokat mbrojtës. Kur të ngrihet një njeri i damkosur, o Flamur pse i rri kaq afër aty sa dukesh si shkopi i Flamurit, rri aty! Po zgjedhjet në parti i fitoi Luli, a doli aty dhe tha ja ku jemi beteja të reja na presin, beteja të reja sa kishin filluar për Lulin. Po për këtë paskeni luftuar të gjithë. Po mirë ti që na ke lënë po këta që janë gjallë.'- tha Spiropali. 

Nuk dëgjohesh.. Nuk ka sot në republikën e Shqipërisë kundërshtarë më të mirë se ne, një kandidat 

Flamur Noka: Pse mërzitesh? 

Spiropali: Nuk e meriton ky vend këtë katandisje, se kur jeni në pushtet e keni dëshmuar mandat pas mandati se çfarë keni bërë, dezinformimi dhe fake neës, ju jeni fabrika më e madhe e lajmeve të rreme.  Keni filluar akuzoni njëri tjetrin për spiunim rus, ju paratë që keni vënë me korrupsion, i përdorni për të ndotur mjedisin politik. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll