Politike

VD-Berisha në krye të PD, Duma: Të respektohet vullneti i demokratëve

Deputetja Duma tha se duhet respketuar vullnetin e demokratëve që ka vulosur zgjedhjen e kryetarit të PD-së një ditë më parë.

23 Maj 2022, 11:41 Nga DOSJA
VD-Berisha në krye të PD, Duma: Të respektohet vullneti i
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma e njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së. në fjalën e saj jashtë Kuvendit, Duma tha se Berisha është një njeri që ta imponon respektin edhe nëse nuk është kryetar. Deputetja Duma tha se duhet respketuar vullnetin e demokratëve që ka vulosur zgjedhjen e kryetarit të PD-së një ditë më parë.

Pjesë nga prononcimi:

Grida Duma: Sali Berisha është personalitet që nuk ka nevojë ta respektosh si kryetar. PD-ja do një zgjedhje të madhe drejt të ardhmes dhe i jam drejtuar publikisht me të njëjtin mesazh, duhet të shkojmë drejt një PD-je fituese. Qëndrimin e PD-së ai e di mirë

Pyetje: Ju nuk kisht respekt për të para Janarit

Grida Duma: Jo kundër Berishës, e keni gabim, unë jam shfaqur në public, nuk është çështje servilizmi, unë nuk dua asnjë post në PD. Nëse PD nga Berisha do të konsiderohet një krijesë e Berishës, mendoj se duhet lënë e lirë, nuk i ka munguar kurrë respekti nga ana ime. Sigurisht që mund të bënte zgjedhje më të mira. Unë nuk besoj se mund të këshilloj Berishën, pasha me të cilën ai u drejtohet demokratëve është e madhe, vullneti i demokratëve duhet njohur.

Pyetje:Nëse Berisha thërret një mbledhje do shkoni?

Grida Duma: Të shohim, këtu kemi qenë edhe para se të jepte dorëheqjen Basha e sigurisht që kam kërkuar ringritje. Berisha është pjesa më e madhe, por mbetet dhe një pjesë.

Berisha u rikthye në krye të PD-së pas nëntë vitesh. Një ditë më parë, Berisha mundi sot rivalin Ibsen Elezi me një diferencë të madhe votash në të gjithë qarqet. Edhe pse i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai u rizgjodh me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme kanë qenë vetëm 328 vota, ndërsa 43.680 demokratë në total morën pjesë në zgjedhje.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll