Politike

VD-Fitorja e Berishës, Balla: Sot priten revani e bakllava, ta gëzoni e ia pafshi hajrin

Balla tha se sot është një ditë që në selinë blu priten bakllava e revani. 

23 Maj 2022, 12:12 Nga DOSJA
VD-Fitorja e Berishës, Balla: Sot priten revani e bakllava, ta gëzoni
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi sërish fitoren e Sali Berishës si kryetar i PD-së. Gjatë fjalës së tij në Foltore, Balla tha se sot është një ditë që në selinë blu priten bakllava e revani. 

'Unë jam i qetë, nuk shqetësohem as për embargon e Shqiponjës. Sa për meqënëse u bë debat për garën historike, të gjithë ishin të shqetësuar mes dy kandidatëve shumë të rëndësishëm, Elezit dhe Berishës, një moment ishte Elezi lart.. jo jo nuk e kam me ty Xhaferri, i pafshi hajrin, madje sot priten revani e bakllava, ta gëzoni dhe ia pafshi hajrin, një gjë dua t'jua them. Nevoja e Falconeve shqiptarë, ne do i kemi, i kemi djem e vajza prokurorë.'- tha Balla.

(a.b)dosja.al

Sondazh

Poll