Politike

VD-'Yt shoq i ka dhënë tender vëllait'/ Akuza e Berishës, Spiropali: S'ma bën syri tërr, shko në SPAK

Spiropali deklaroi se njeh mjaft mirë vëllain dhe të shoqin e se nuk janë përfshirë në atë që u denoncua nga Berisha

23 Maj 2022, 11:58 Nga DOSJA
VD-'Yt shoq i ka dhënë tender vëllait'/ Akuza e
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali deklaroi ditën e sotme se akuzat që iu bënë nga kreu i PD-së, Sali Berisha janë shpifje të portalit që ai ka në pronësi. Nga salla e Kuvendit, Spiropali deklaroi se njeh mjaft mirë vëllain dhe të shoqin e se nuk janë përfshirë në atë që u denoncua nga Berisha. Po ashtu, ministrja bëri thirrje që SPAK të hetojë deklaratën e bërë nga kreu i PD-së.

'Patjetër që s'do të ma japë fjalën, se lexoi lajmin e një portali që ka financuar vetë më paratë e një portali që ka financuar vetë. Vjen e i lexon këtu, unë e di sa e ka rrogën vëllai im, ku jeton, si e ka shtëpinë, e njoh bashkëshortin tim, njoh dhe kunatën time, nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët. S'ma bën syri tërr, as për ata që ulërasin nga vendi, nuk kam për t'u intimiduar, ashtu si të bëj thirrje të shkosh në Prokurori, SPAK, i bëj thirrje dhe këtyre të shohin familjarët e tu se historia të del ndryshe. Asnjë lloj mashtrimi kaq i trashë s'do të na tërheqë nga një Shqipëri e drejtë që ty të ka lënë pas. '- tha Spiropali. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll