Bota

Ishte duke luajtur me shokët dhe u rrëzua nga ura, humb jetë i mituri në Kosovë

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, fëmija ishte duke luajtur me shokët e tij ku dyshohet se ka rënë nga një urë dhe ka përfunduar në lum ku si pasojë ka ndërruar jetë.

23 Maj 2022, 12:37 Nga DOSJA
Ishte duke luajtur me shokët dhe u rrëzua nga ura, humb jetë i
Vendngjarja

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Dragash të Kosovës ku një i mitur ka humbur jetë pasi u mbyt në lumë.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, fëmija ishte duke luajtur me shokët e tij ku dyshohet se ka rënë nga një urë dhe ka përfunduar në lum ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar frca policie dhe autoambulanca por fatkeqësisht i mituri kishte ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Dragash, 22.05.2022 – 18:35. Është raportuar se  fëmiu, viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash pa shenja jete. Dyshohet se fëmiu derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasoj ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në QKMF Dragash. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll