Bota

Forcat ruse dëmtojnë 5 ndërtesa të larta në Severodonetsk

Është një nga të paktët qytete të mëdha në rajonin lindor të Luhanskut që ende kontrollohet nga Kievi.

23 Maj 2022, 11:07 Nga DOSJA
Forcat ruse dëmtojnë 5 ndërtesa të larta në
Foto ilustruese

UKRAINË- Forcat ruse kanë dëmtuar pesë ndërtesa të larta dhe zona tregtare në Severodonetsk ndërsa luftimet në rajonin lindor vazhdojnë.

Kryetari i Bashkisë së Luhanskut Serhiy Haidai, tha në një mesazh në Telegram se një i moshuar gjithashtu ishte plagosur dhe dërguar në spital.

Sipas Sky Neës, beteja për Severodonetsk po bëhet një pikë qendrore në luftë. Është një nga të paktët qytete të mëdha në rajonin lindor të Luhanskut që ende kontrollohet nga Kievi.

Një zyrtar i rangut të lartë thotë se po bëhet "një Mariupol i ri", me Rusinë që po rrethon dhe forcat që avancojnë arrijnë të shkatërrojnë një urë që të çon në qytet.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll