Bota

Artistët ukrainas përgatisin 'Shtëpinë e Krimeve të Luftës në Rusi' për samitin e Davosit

Imazhet e shkatërrimit në masë në qytetet ukrainase të bombarduara nga trupat ruse shfaqen dukshëm në një ekspozitë

23 Maj 2022, 10:53 Nga DOSJA
Artistët ukrainas përgatisin 'Shtëpinë e Krimeve
Foto ilustruese

UKRAINË-Ndërsa vendimmarrësit kryesorë botërorë po mblidhen për Forumin vjetor Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, artistët ukrainas e kanë transformuar Shtëpinë e Rusisë vendin që zakonisht përdoret nga delegatët rusë në një "Shtëpi për Krimet e Luftës në Rusi".

Imazhet e shkatërrimit në masë në qytetet ukrainase të bombarduara nga trupat ruse shfaqen dukshëm në një ekspozitë.

Sipas BBC, pushtimi rus i Ukrainës kryeson axhendën e mbledhjes katër-ditore, e cila nis të hënën me një fjalim video të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Asnjë zyrtar apo kompani ruse nuk do të jetë i pranishëm në samitin e këtij viti.

Presidenti i WEF Borge Brende ka bërë thirrje për një plan Marshall për të rindërtuar Ukrainën. Duke iu referuar nismës së SHBA-së që ndihmoi në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, ai tha se puna e rindërtimit duhet të vazhdojë në Ukrainë me ose pa një zgjidhje paqeje.

(d.d)dosja.al

Sondazh

Poll