Bota

OBSH regjistron 248 sulme ndaj kujdesit shëndetësor ukrainas që nga pushtimi rus

Sulmet, të cilat çuan në vdekjen e 75 personave, u regjistruan midis 24 shkurtit dhe 19 majit.

23 Maj 2022, 11:17 Nga DOSJA

 

OBSH regjistron 248 sulme ndaj kujdesit shëndetësor ukrainas që
OBSH

 


BRITANI E MADHE-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar se ka pasur 248 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë që kur forcat ruse pushtuan vendin në fillim të këtij viti.

Sipas Sky News, sulmet të cilat çuan në vdekjen e 75 personave, u regjistruan midis 24 shkurtit dhe 19 majit. Javën e kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se donacionet e ndihmës mjekësore për Ukrainën do të arrijnë më shumë se 11 milionë artikuj në ditët në vijim.

“Sulmet e paprovokuara dhe të paligjshme të Rusisë në Ukrainë kanë krijuar një emergjencë mjekësore, me Putinin që synon objektet e kujdesit shëndetësor si njësitë e maternitetit, spitalet dhe ambulancat. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për miqtë tanë në Ukrainë është e palëkundur, duke u dhënë ilaçe dhe pajisje që u nevojiten, teksa ka shpëtuar dhjetëra mijëra jetë," tha Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 89-të. Trupat ukrainase aktualisht po përpiqen të mbrojnë qytetin lindor nga bombardimet e forta nga forcat ruse.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll