Bota

Zelenskyy: Lufta e Ukrainës do të vendosë nëse forca brutale ruse do të sundojë botën

Gjithashtu ka folur mbi strategjinë e luftës duke thënë se duhet të ndryshojmë qasjen, sipas Zelenskyyt ata tashmë duket të veprojnë.

23 Maj 2022, 12:08 Nga DOSJA
Zelenskyy: Lufta e Ukrainës do të vendosë nëse forca brutale

UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të mbajë sot një fjalim për liderët botërorë të mbledhur në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror (WEF).

Sipas Sky News, duke folur përmes një videolidhje, ai ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës do të vendosë "nëse forca brutale do të sundojë botën".

"Ky është me të vërtetë momenti kur vendoset nëse forca brutale do të sundojë botën. Nëse po, forca nuk është e interesuar për mendimet tona dhe nuk ka nevojë për takime të mëtejshme në Davos pasi nuk do të kishte arsye për këtë. Forca brutale nuk diskuton, por vret menjëherë dhe Rusia e bën këtë në Ukrainë ashtu siç flasim ne,"-tha Zelenskyy.

Ai gjithashtu ka folur mbi strategjinë e luftës duke thënë se duhet të ndryshojmë qasjen, sipas Zelenskyyt ata tashmë duket të veprojnë.

"Ne duhet të ndryshojmë qasjen, jo për t'u përgjigjur, por për të vepruar në mënyrë parandaluese. Jo vetëm për t'u përshtatur me realitetet e reja që kemi, por për të krijuar mjete të reja, precedentë të rinj. Ne nuk i dëgjuam ata që thanë se mbrojtja jonë nuk do të zgjaste më shumë se vetëm disa ditë. Ne kemi ndaluar ushtrinë ruse, e cila u quajt ushtria e dytë më e madhe në botë,"-tha Zelenskyy.

(j.c)/dosja.al

Sondazh

Poll