Bota

KFOR zhvillon garën ndërkombëtare "Rifleman Ridge" në Mitrovicë

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky kompeticion përmbante 1 milje vrapim, të shtëna me rreze të gjatë dhe një vrapin për në vijën e finishit.

23 Maj 2022, 12:32 Nga DOSJA
KFOR zhvillon garën ndërkombëtare "Rifleman Ridge"
KFOR

KOSOVË- KFOR-i ka zhvilluar ditën e sotme në Mitrovicë garën ndërkombëtare “Rifleman Ridge” e cila u organizua nga Shtabi i Kontigjentit Ushtarak Polak në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky kompeticion përmbante 1 milje vrapim, të shtëna me rreze të gjatë dhe një vrapin për në vijën e finishit.

Garueset e sfidës ishin në skuadrat nga 4 dhe në secilën skuadër ishte obligative prezenca e një ushtareje femër. Çdo ushtar garoi me pajisjet e veta luftarake. Konkurrentët qëlluan më pas edhe me pushkën e famshme polake, BERYL 5.56 mm. Sfida provoi forcën, qëndrueshmërinë dhe aftësitë e të shtënave të secilit anëtar të ekipit por ishte gjithashtu një rast për t’u argëtuar në ambiente shumëkombëshe”, -thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Origjina e kësaj gare është në traditat e njësive polake Mountain dhe Airborne.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll