Bota

Ministrja: Polonia ndërpret marrëveshjen me Rusinë për gazsjellësin Yamal

Në një deklaratë në Twitter, ministrja është shprehur se Polonia denoncon marrëveshjen ndërqeveritare të gazit në vitit 1993.

23 Maj 2022, 10:32 Nga DOSJA
Ministrja: Polonia ndërpret marrëveshjen me Rusinë për
Anna Moskwa

POLONI- Ministrja e Klimës dhe Mjedisit në Poloni, Anna Moskwa, ka thënë se vendi i saj ka vendosur të përfundojë një marrëveshje ndërqeveritare me Rusinë në lidhje me tubacionin e gazit Yamal.

Sipas Sky News, në një deklaratë në Twitter, ministrja është shprehur se Polonia denoncon marrëveshjen ndërqeveritare të gazit në vitit 1993.

"Polonia denoncon marrëveshjen ndërqeveritare të gazit të vitit 1993 në lidhje me Yamal. Agresioni rus kundër Ukrainës ka konfirmuar saktësinë e vendosmërisë së qeverisë polake për t'u bërë plotësisht e pavarur nga gazi rus. Ne e dinim gjithmonë se Gazprom nuk ishte një partner i besueshëm,"-tha ajo.

Sipas Moskwa, ndërprerja është një hap i natyrshëm pas një muaj më parë Rusia shkeli kontratën duken daluar furnizimin me gaz në Poloni. Ndërkohë që thekson se lëvizja nuk ndikon në rrjedhat e gazit nga Gjermania në Poloni nëpërmjet tubacionit të operuar nga një njësi polake.

Muajin e kaluar, Rusia pezulloi dërgesat e gazit përmes tubacionit Yamal-Europe drejt Polonisë dhe Bullgarisë. Masa e cila erdhi pasi vendet europiane ranë dakord të ndalonin pagesën për furnizimet në rubla, si pjesë e sanksioneve kundër Moskës.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll