Bota

Shqiptari lë shtatzënë të miturën në Kosovë, nëna e vajzës e denoncon pasi lind bebja

Policia ka njoftuar se më herët e mitura ka lindur një fëmijë jashtë martesor në spitalin e Gjilanit. 

23 Maj 2022, 10:43 Nga DOSJA
Shqiptari lë shtatzënë të miturën në Kosovë,
Foto ilustruese

KOSOVË- Arrestohet një shqiptarë në Kosovë pasi është akuzuar se ka dhunuar seksualisht një të mitur në Kosovë. Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e tij një ditë më parë në orën 01:10, ndërkohë rastin e ka denoncuar nëna e viktimës. 

Policia ka njoftuar se më herët e mitura ka lindur një fëmijë jashtë martesor në spitalin e Gjilanit. 

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM /Kllokot, 22.05.2022 – 01:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull,   shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës kosovare. Rastin e ka raportuar nëna e viktimës pasi që viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtë martesor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll