Aktualitet

'Do të vras"/ Mali me Gropa "pikë varreze", sherri i komshieve përfundon në polici: Na kanosi

Për këtë akuzë, policia thotë se ka ndërhyrë kryefamiljari duke e sqaruar gruan me emrin N. se familja e tyre nuk merrej me fotografi dhe as me spiunime.

22 Maj 2022, 11:50 Nga DOSJA
'Do të vras"/ Mali me Gropa "pikë varreze", sherri

TIRANË- Dy gra, fqinje me njëra-tjetrën, janë përleshur keqazi pasi njëri prej fëmijëve e ka ofenduar tjetrën. 

“Grindja ka përfunduar në komisariatin e Farkës,”- thanë burimet e Gazetasi.al që treguan se si njëra prej tyre ka trokitur e nevrikosur tek komshia pasi dyshonte se e kishin spiunuar. Bëhet me dije se shtetasja me inicialet N.N ka akuzuar: Djali yt ka bërë fotografi dhe ti ke spiunuar se unë kam lidhur ujin në mënyrë të paligjshme në rrjet.

Për këtë akuzë, policia thotë se ka ndërhyrë kryefamiljari duke e sqaruar gruan me emrin N. se familja e tyre nuk merrej me fotografi dhe as me spiunime. Por sikur mos të mjaftonte kjo, gruas i është bashkangjitur edhe i biri që e ka kërcënuar denoncuesen se “do të vras, do të fus në bagazh të makinës, do të çoj në malin me gropa ose do të shtyp me makinë”, ka paralajmëruar i riu në mbështetje të nënës dyshuese që këmbëngul se u spiunua pranë autoriteteve për një tub uji të lidhur fshehtas.

“Sikur të mos mjaftonin këto kërcënime dhe kanosje, i biri më quajti të përdalë,”- është ankuar në polici 46-vjecarja.  

Më tha ‘oj e përdalë, do të var me tel korrenti’ dhe kur situata u bë kritike, im shoq telefonoi policinë,”- ka deklaruar gruaja.

Bëhet me dije sipas burimeve të policisë së Farkës se teksa gruaja po komunikonte së bashku me kryefamiljarin me patrullën policore, i riu nuk është përmbajtur.

“Në prezencë të policisë nisi të më qëllojë me shkelma dhe policia e mori në rajon. Fqinjët më goditën, kanosen dhe ofenduan,”- mbyll dëshminë  e saj gruaja nga Lundra. Policia i thotë Gazetasi.alse i ofroi asaj ekspertizë, megjithatë ajo nuk ka pranuar.

“Dua që çështja të ndiqet me shtet, por ekspertizë nuk bëj pasi nuk kam shenja,”- tha 46 vjeçarja në Polici.

Marrë nga GazetaSi.al

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2022, 23:02

Një familje përball shtetit

familja TIRANË- Në mes të qindra aktivistëve që marshuan sot nëpër rrugët e Tiranës, ishte edhe një famil...