Mund të kthehet në të penduar, Xhixha: Dumani kishte prokurorë të SPAK që e mbështesnin
SPAK TIRANË- Besjan Xhixha ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar. Gazetarja Klodiana Lala për Balkan Web ka deklaruar se Xhi...
Me anë të një postimi në facebook, Konomi shkruan se një kameraman amerikan kishte mundur Mbretin Zog që ta filmonte duke ecur me nipin e tij në territorin e pallatit mbretëror.
SHBA- Gazetari shqiptar Ilir Konomi ka publikuar një pjesë të një dokumentari me emrin 'Albania', i cili ka zemëruar Mbretin Zog. Me anë të një postimi në Facebook, Konomi shkruan se një kameraman amerikan kishte mundur Mbretin Zog që ta filmonte duke ecur me nipin e tij në territorin e pallatit mbretëror. Por ky ka qenë një kurth për Mbretin, pasi në folësi në dokumentar ka deklaruar se edhe një bari nuk është më i vetmuar se sa Mbreti Zog, i cili në atë kohë ishte i pa martuar.
Postimi i Plotë:
DOKUMENTARI AMERIKAN QË ZEMËROI MBRETIN Në gusht 1936 në të gjithë Amerikën u shfaq episodi me titull “Albania!” i serialit të dokumentarëve The March of Time (Marshi i Kohës). Një kameraman amerikan kishte qenë në Shqipëri dhe kishte arritur të bindte Zogun të filmohej duke ecur me adjutantët dhe me nipin e tij Tati në territorin e pallatit, aty ku sot është Akademia e Shkencave. Por e gjithë kjo dukej se ishte një kurth për mbretin, i cili ishte ende beqar. “Edhe një bari në malet e Shqipërisë nuk është më i vetmuar se sa mbreti shqiptar”, thotë folësi në dokumentar.
“Kur turistë të rastit vijnë nga Durrësi në një hotel të Tiranës, Mbreti Zog ndonjëherë kërkon të takohet me ta për të biseduar rreth botës jashtë Shqipërisë. Dihet se, në netët e tij të vetmuara, mbreti shqiptar vëzhgon tinëz me dylbi hotelin nga pallati”. Në dokumentar shfaqet pastaj një dhomë e hotelit, ku katër tregtarë amerikanë që pijnë duhan luajnë me letra, ndërkohë që vëzhgohen me dylbi nga Zogu. Papritur bie zilja e telefonit dhe njëri nga tregtarët ngre receptorin. Pason ky dialog i sajuar që luhet nga aktorë:
-Alo!
-Më falni, çfarë po luani, brixh apo poker? - pyet zëri nga ana tjetër e linjës.
-Poker, - përgjigjet tregtari i habitur.
-Atë po mendoja edhe unë, - thotë zëri.
-Po kush jeni ju? - pyet tregtari.
-Jam Mbreti Zog. Kam shumë dëshirë të vij aty dhe të luaj.
-Natyrisht, Madhëri.
-Atëherë, po vij menjëherë.
-E morët vesh? - u thotë tregtari shokëve pasi mbyll telefonin. Ishte Mbreti i Shqipërisë. Është nisur për të ardhur këtu.
Të gjithë shikojnë njëri-tjetrin me habi. Zogu u ndje i fyer. Ministri i Jashtëm, Fuad Asllani, thirri të ngarkuarin amerikan me punë në Tiranë, Riggs, të cilit i protestoi dhe e pyeti nëse qeveria amerikane mund t’i ndiqte penalisht producentët. Riggs u përgjigj se, në qoftë se qeveria shqiptare dëshironte ta ndiqte çështjen në rrugë ligjore, ajo mund të kërkonte mendimin e një avokati në SHBA. Më vonë, legata amerikane në Tiranë shprehu keqardhje për incidentin dhe çështja u mbyll. E megjithatë, jo të gjithë në Amerikë mendonin se episodi ishte një fyerje ndaj mbretit. Përkundrazi, e gjitha kjo mund të shihej si një shaka e bukur dhe reklamë falas për mbretërinë e vogël.
(I.A/dosja.al)
SPAK TIRANË- Besjan Xhixha ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar. Gazetarja Klodiana Lala për Balkan Web ka deklaruar se Xhi...
Ekspozita SHKODËR- Në qytetin e Shkodrës u hap të shtunën ekspozita me fotografi "Shpirti i Amerikës", kushtuar mbështet...
Michael Granoff TIRANË- Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, thotë në një inter...
TIRANË- Seanca ndaj personave të kapur nga operacioni 'Plumbi i Artë' po vijon ende në Gjykatën e Posaçme Kundër Korru...
SARANDË- Një sherr ka ndodhur pasditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një person me iniciale D.G ka goditr me thikë nj&e...
AMB TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka zhvilluar një diskutim me ekspertë në lidhje me Parkun e Butrintit, i cili do jep...
Foto Ilustruese SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se nga aksidenti kanë...
TIRANË- Në dëshmitë e treguara nga Nuredin Dumanit, është edhe rasti i vjedhjes me armë ndaj Xhemal Liçit. Ngjarj...
Pamje nga aksidenti TIRANË- Një tjetër aksident me urban ka ndodhur sot në Tiranë. Mësohet se te ish-stacioni i Trenit nj&eum...
Foto Ilustruese TIRANË– 36 persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësi...