Politike

Zgjedhjet, PD: Votimi do të zgjasë deri sa të përfundojë anëtari i fundit 

Në njoftimin e PD-së, bëhet me dije se votimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00.

21 Maj 2022, 19:01 Nga DOSJA
Zgjedhjet, PD: Votimi do të zgjasë deri sa të
PD

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar detajet nga zgjedhjet e nesërme për kryetar të saj. Në njoftimin e PD-së, bëhet me dije se votimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00. Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se nëse do të ketë anëtar pas orës 18:00 për të votuar, do të kenë mundësi ta bëjnë atë. 

Njoftimi nga PD:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se ditën e diel, datë 22 maj 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Proçesi i votimit do të nisë në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.
 
Kandidatët për Kryetar sipas renditjes në fletën e votimit janë:
 
1.     Sali Berisha
2.     Ibsen Elezi

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Vendndodhja e 108 Qendrave të Votimit sipas degëve vijon si më poshtë:

(I.A/dosja.al)

 

Sondazh

Poll