Sport

Formula 1/ Magji e Leclerc në provat e lira, Verstappen dorëzohet në fund

Charles Leclerc fiton pole position në Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1. Piloti i Ferrarit shënoi kohën më të mirë me 1'18 "750, përpara rivalit të Red Bull Max  dhe shokut të tij të skuadrës Carlos Sainz

21 Maj 2022, 20:31 Nga DOSJA

Formula 1/ Magji e Leclerc në provat e lira, Verstappen dorëzohet

SPANJË- Charles Leclerc fiton pole position në Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1. Piloti i Ferrarit shënoi kohën më të mirë me 1'18 "750, përpara rivalit të Red Bull Max  dhe shokut të tij të skuadrës Carlos Sainz. Gjithcka ndodhi në sesionin e tretë kualifikues, me 24-vjecarin i cili ia doli ti merrte vendin e parë holandezit Verstapen.

Kampioni në fuqi pati probleme në fund, Gjithsesi, ai do ta nisë garën nga vija e parë e startit. Në vendin e tretë u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e spanjollit Carlos Sainz, që sot pati mbështetjen e publikut të tij.

Mirë u paraqitën dy makinat Mercedes, në vendet 4 e 6 me britanikët George Russell e Leëis Hamilton. Të dielën, ora 15:00, do të zhvillohet raundi i gjashtë i kampionatit botëror të Formula 1

E.Ç (Dosja.al)

61685

Sondazh

Poll