Sport

Destinacion Katarin, trofeu i Kupës së Botës vjen në Tiranë, një ish-kampion bote e shoqëron

Shqipëria do të presë nesër Kupën e Botës. Trofeu më i rëndësishëm në botë, pas ceremonisë në Rinas, do të qëndrojë në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në kryeministri për 6 orë

21 Maj 2022, 23:21 Nga DOSJA

Destinacion Katarin, trofeu i Kupës së Botës vjen në

TIRANË- Shqipëria do të presë nesër Kupën e Botës. Trofeu më i rëndësishëm në botë, pas ceremonisë në Rinas, do të qëndrojë në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në kryeministri për 6 orë, nga ora 13.00 deri në orën 21.00.Një mundësi kjo e jashtëzakonshme që të shikohet nga afër trofeu që do t’i dorëzohet skuadrës kampion bote në muajin dhjetor në Katar.

Kupa pritet të mbërrijë rreth orës 9:00 paradite në Rinas, nën masa mjaft të rrepta sigurie dhe do të shoqërohet nga ish mesfushori brazilian Gilberto Silva, në cilësinë e ambasadorit të FIFA-s, teksa i pranishëm do të jetë edhe ish kapiteni legjendar shqiptar, Lorik Cana. Kupa e Botës starton më 18 nëntor dhe përfundon më 21 dhjetor.

E.Ç (Dosja.al)

28411

Sondazh

Poll