Sport

"Parisi është shtëpia ime"/ Fjalët e para të Mbappe-s pas rinovimit me PSG, te Real ndihen të tradhëtuar

Ka përfunduar telenovela Kylian Mbappé. Sulmuesi mori vendimin e tij duke refuzuar njëherë e mirë Real Madrid, duke nënshkruar rinovimin e kontratës me PSG-në deri në vitin 2025

21 Maj 2022, 23:10 Nga DOSJA

"Parisi është shtëpia ime"/ Fjalët e para të

PARIS- Ka përfunduar telenovela Kylian Mbappé. Sulmuesi mori vendimin e tij duke refuzuar njëherë e mirë Real Madrid, duke nënshkruar rinovimin e kontratës me PSG-në deri në vitin 2025. Njoftimi erdhi para ndeshjes së kampionatit me Metz që mbyll sezonin e parizienëve. “Jam krenar t'ju jap një lajm të mirë: Kylian Mbappé ka nënshkruar me Paris Saint-Germain deri në qershor 2025”, tha presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi. “Jam shumë i lumtur që vazhdoj aventurën time me PSG – tha sulmuesi francez – Parisi është shtëpia ime”. Dhe përsëri: “Shpresoj të vazhdoj të bëj atë që preferoj, duke fituar tituj”.

Sipas Marca-s, kampioni francez ka biseduar me Florentino Perez duke i thënë:“ Ishte vendimi më i vështirë i jetës sime”. Sipas mediave spanjolle, Mbappe kishte një marrëveshje verbale prej disa kohësh me Real Madrid, e cila ishte përcaktuar në detaje javët e fundit: marrëveshja parashikonte një bonus prej 130 milionë eurosh për nënshkrimin, një pagë 40 milionë euro në sezon dhe kontroll total i të drejtave të imazhit. “Faleminderit, por qëndroj te PSG, një skuadër që e kam mbështetur që fëmijë.

PSG do të rifillojë nga Mbappé, por jo nga Pochettino dhe Leonardo, të cilët, sipas Le Parisien, do të largohen nga klubi. Sa i përket rolit të drejtorit sportiv, mendohet Luis Campos, ish-drejtori i Lille. Pyetja e stolit është më e ndërlikuar: favoriti mbetet Zinedine Zidane, por ka disa emra në garë, duke përfshirë Antonio Conten - në rast lamtumire me Tottenham - dhe Thiago Motta gjithashtu.

E.Ç (Dosja.al)

10594 10645

Sondazh

Poll