Sport

Lamtumira e paralajmëruar, Di Maria: “Largimi kështu, gjëja më e mirë që më ka ndodhur”

Golashënuesi në fitoren ndaj Metz-it në mbrëmjen e kësaj të shtune (5-0), Angel Di Maria shijoi lamtumirën e tij me PSG-në në “Parc des Princes”

22 Maj 2022, 06:10 Nga DOSJA

Lamtumira e paralajmëruar, Di Maria: “Largimi kështu, gjëja

FRANCE - Angel Di Maria mori një ovacion të këndshëm nga “Parc des Princes” dhe shokët e tij të skuadrës në ndeshjen e tij të fundit në klub, pas shtatë vitesh, teksa të shtunën kundër Metz (5-0), ai ku shënoi dhe dha një asist. 

“Ka shumë vite këtu, kam jetuar momente shumë të rëndësishme të jetës këtu. Janë shtatë vite, gjysma e karrierës sime këtu, në këtë qytet... Të largohem kështu, në këtë mënyrë, është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte”,- ka deklaruar sulmuesi pas takimit, në Prime Video.

Ai u shpërblye për përpjekjet e tij duke shënuar në minutën e 70-të. Duartrokitjet e gjata nga publiku, të cilët brohoritën edhe emrin e tij, bënë homazhe për lojtarin 34-vjeçar të prekur dukshëm. Ai u zëvendësua tre minuta më vonë. Stadiumi u ngrit, ndërsa shokët e skuadrës i ngritën një gardë nderi. Argjentinasi i përqafoi të gjithë, para se të ulej në stol.

Pas ndeshjes, ai mori një tjetër homazhe nga klubi, me një trofe të veçantë dhe një video nga momentet e tij më të mira. PSG nuk e ka aktivizuar opsionin e një viti shtesë për të mbajtur lojtarin, i cili mund të rikthehet në Juventus, sipas disa mediave.

Lamtumira e paralajmëruar, Di Maria: “Largimi kështu, gjëja

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll