Bota

Anëtarësimi në NATO, Erdogan: Duam të shohim hapa konkretë për organizatat terroriste

Erdogan dhe Andersson folën sot pasi Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në fillim të kësaj jave.

21 Maj 2022, 16:15 Nga DOSJA
Anëtarësimi në NATO, Erdogan: Duam të shohim hapa
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i ka thënë kryeministres suedeze Magdalena Andersson se Ankaraja pret hapa konkretë në lidhje me shqetësimet e saj për organizatat terroriste. Sipas mediave të huaja, Turqia ka bërë të ditur se Suedia dhe Finlanda strehojnë njerëz të lidhur me grupin militante të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe ndjekës të Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit të vitit 2016.

Erdogan dhe Andersson folën sot pasi Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në fillim të kësaj jave. Turqia e ka bërë të qartë se kundërshton bashkimin e dy vendeve në aleancën ushtarake, por udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur besimin se pozicioni i Ankarasë nuk do të jetë një pengesë për procesin e pranimit në NATO.

Suedia dhe Finlanda, megjithëse janë solide perëndimore, historikisht kanë mbajtur një distancë nga NATO-ja. Por të dy vendet aplikuan për anëtarësim në NATO mes tronditjes për pushtimin e Ukrainës.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll