Bota

Biseda Johson-Erdogan, në fokus anëtarësimi në NATO i Suedisë dhe Finlandës

Kryeministri Johnson nisi bisedimet për të bindur liderin turk që të miratonte kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n përpara samitit në Madrid muajin e ardhshëm.

21 Maj 2022, 11:27 Nga DOSJA

Biseda Johson-Erdogan, në fokus anëtarësimi në NATO i

MBRETËRIAE BASHKUAR- Kryeministri britanik Boris Johnson zhvilloi një bisedë telefonike të premten në darkë me presidentin turk Recep Tayip Erdogan për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe për anëtarësimin e Finldandës dhe Suedisë në NATO. 

Sipas The Times, kryeministri Johnson nisi bisedimet për të bindur liderin turk që të miratonte kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n përpara samitit në Madrid muajin e ardhshëm.

Kryeministri britanik theksoi se Finlanda dhe Suedia do të jenë të vlefshme për aleancën e NATO-s. Takimi vjen pas kërcënimin të Erdoganit për të vënë veton ndaj aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll