Bota

Vrasja e Carolinës, i ati: Akoma dridhem, s'di si do ia tregoj mbesës çfarë ndodhi

Babai i Carolinës, David Krauts u shpreh se edhe pse dhëndëri i tij është dënuar më shumë vite burg nuk është i qetë pasi asgjë nuk mund ta shërojë shpirtin e tij të copëtuar nga vdekja e të bijës.

21 Maj 2022, 15:46 Nga DOSJA

Vrasja e Carolinës, i ati: Akoma dridhem, s'di si do ia tregoj

Greqi- Ka kaluar një vit që nga dita kur Babis Anagnostopoulos vrau Carolinën në Glyka Nera. Babai dhe nëna e Carolinës janë të shkatërruar nga ngjarja e rëndë që i ndodhi vajzës së tyre e cila la pas një vajzë të vogël.

Sipas Daily Mail, Lidia e cila ende nuk e di të vërtetën tragjike për vdekjen e nënës së saj është gjëja më e çmuar për prindërit e Carolinës. Vetëm pak ditë më parë Babis Anagnostopoulos u shpall fajtor për vrasje me dashje dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Babai i Carolinës, David Krauts u shpreh se edhe pse dhëndëri i tij është dënuar më shumë vite burg nuk është i qetë pasi asgjë nuk mund ta shërojë shpirtin e tij të copëtuar nga vdekja e të bijës.

"Ai tani është dënuar për shumë vite, megjithëse kjo nuk do ta kthejë vajzën time të bukur”,- tha David për gazetën britanike.

David i cili është 79-vjecc së bashku me bashkëshorten e tij po e rrisin mbesën e tyre në Alonissos, aty ku u rrit edhe Carolina.

"Së shpejti Lydia do të jetë e rritur mjaftueshëm për t’u futur në kopshtin dhe shkollën që ka ndjekur edhe nëna e saj,” u shpreh babai i Caroline.

Ai u shpreh se edhe kur të rritet nuk do ta lejojë kurrë që Lidia ta takojë babain e saj në burg ndërkohë pranoi se nuk do ta mashtronte mbesën por sapo të rritej do t’i tregote të vërtetën për humbjen e nënës së saj. 

“Një ditë, Lidia do të pyesë se ku është nëna e saj. Është një ditë nga e cila kam frikë. Ajo duhet ta dijë. Një ditë do të zbulojë të vërtetën. Kështu që është shumë më mirë ta mësojë nga gjyshërit e saj të dashur…”-tha ai. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll