Bota

VD/ Tornadoja godet Gjermaninë, 43 persona të lënduar dhe një i vdekur

Policia ka konfirmuar se 43 persona janë plagosur ku 10 prej tyre kanë marrë lëndime të rënda, një grua është në gjendje kritike dhe një burrë 38-vjeçar ka humbur jetën.

21 Maj 2022, 13:12 Nga DOSJA

VD/  Tornadoja godet Gjermaninë, 43 persona të lënduar dhe

GJERMANI- Një tornado e fuqishme ka goditur mëngjesin e sotëm Gjermaninë. Erërat me shpejtësi deri në 80mph kanë goditur qytetin perëndimor Paderborn, duke rrafshuar dhe një dyqan mobiljesh.

Sipas BBC, policia ka konfirmuar se 43 persona janë plagosur ku 10 prej tyre kanë marrë lëndime të rënda, një grua është në gjendje kritike dhe një burrë 38-vjeçar ka humbur jetën.

Oficerët në qytetin Paderborn thanë se tornado hoqi çatitë dhe mbeturinat u shpërndanë përreth. Policia postoi imazhe që tregonin pemë të prera ose të ndara në gjysmë dhe çati të zhveshura nga pllaka.

"Llamarina, izolimi dhe materiale të tjera u hodhën me kilometra larg. Çatitë e panumërta janë të mbuluara ose të dëmtuara rëndë. Shumë pemë ende shtrihen mbi makina të shkatërruara," -tha policia në Paderborn, e cila ka një popullsi prej rreth 150,000 banorësh.

Shërbimet meteorologjike gjermane kishin dhënë një paralajmërim stuhie për të premten dhe parashikuan rrebeshe deri në 130 km/h (80 mph) në disa vende. Moti i keq goditi fillimisht perëndimin e vendit dhe më pas 'udhëtoi' drejt lindjes në mbrëmje.

(j.c)/dosja.al 

 

Sondazh

Poll