Bota

Rusia shpall “non grata” rreth 1 mijë zyrtarë amerikanë përfshirë Biden, Blinken dhe shefin e CIA-s

Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme e Rusisë ndaloi Boris Johnson, Liz Truss, Ben Wallace dhe 10 anëtarë të tjerë të qeverisë britanike të hyjnë në vend.

21 Maj 2022, 15:07 Nga DOSJA
Rusia shpall “non grata” rreth 1 mijë zyrtarë
Joe Biden

RUSI- Rusia ka ndaluar 963 amerikanë që të hyjnë në vend, përfshirë Presidentin Joe Biden. Ky vendin vjen pasi Presidenti Biden nënshkroi paketën më të madhe të ndihmës prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Sipas Sky News, ndalimi i udhëtimit përfshin Presidentin Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe shefin e CIA-s, William Burns.

Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme e Rusisë ndaloi Boris Johnson, Liz Truss, Ben Wallace dhe 10 anëtarë të tjerë të qeverisë britanike të hyjnë në vend. Ministria ruse tha se vendimi ishte marrë “duke pasur parasysh veprimin e paprecedentë armiqësor nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.

Pritet të ndalohen edhe shumë diplomatë të tjerë në formë hakmarrje ndaj mbështetjes që po i bëjnë Ukrainës.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll