Bota

Tre vjet president, Zelenskyy i quan ukrainasit “njerëzit e vitit”

21 Maj 2022, 15:25 Nga DOSJA

 

Tre vjet president, Zelenskyy i quan ukrainasit “njerëzit e
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy,  i quajti ukrainasit “njerëzit e vitit”,  në një intervistë për 3-përvjetorin si president i vendit.

Sipas CNN, i pyetur rreth një sondazhi të lexuesve të revistës Time, të cilët e kanë cilësuar si personi më me ndikim të vitit 2022, Zelensky tha: “Unë dua t’i referohem popullit ukrainas, pasi ata janë njerëzit e vitit. “Kjo luftë na ka bërë më të bashkuar dhe kjo është një dëshmi se ne kemi njerëz të tillë. Unë jam krenar për këtë,” tha Zelenskyy.

Gjatë intervistës, ai foli gjithashtu edhe për mbrojtësit e fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, të cilët u dorëzuan këtë javë.

“Ne do t’i sjellim ata në shtëpi. Ne thyem shtyllën kurrizore të një prej ushtrive më të forta në botë. Ata nuk do ta marrin veten për vite me radhë. Ndihem si President. Kjo është e sigurt” ,”  tha Zelenskyy.

Ai e përshkroi fitoren si forcat ukrainase që arritën në linjat e kontrollit që përpara pushtimit pa humbje të panevojshme.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll