Bota

VIDEO/ Del në shitje bunkeri bërthamor “Vendi i duhur për të pritur Luftën e Tretë Botërore”

Në përshkrimin e pronës thuhet se bunkeri ka pamje nga fushat e fshatit dhe akses në rrugë kryesore.

21 Maj 2022, 15:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Del në shitje bunkeri bërthamor “Vendi i duhur
Foto Ilustruese

BRITANIA E MADHE-Një bunker nga koha e Luftës së Ftohtë ka dalë në shitje në Britaninë e Madhe për 18,000 paund. Ky bunker nuk ka furnizim me ujë, gaz apo energji elektrike. Në videon e mëposhtme janë pamjet e bunkerit, teksa tregohen të gjitha dhomat ambjentet që përfshin.

Bunkeri anti-bërthamor dikur ishte në pronësi të Korpusit Mbretëror i Vëzhgimit. Në përshkrimin e pronës thuhet se bunkeri ka pamje nga fushat e fshatit dhe akses në rrugë kryesore.

Sipas Dailymail, strehimi që ndodhet 6 metër nëntokë përshkruhet si shumë primitiv. Por, mesa duket, për arsye sigurie blerësit nuk do të kenë mundësi që të futen në ambientet e bunkerit i cili ndodhet në Pontefract, Yorkshire perëndimor. Sipas ekspertëve të bunkerit ishin më shumë se 1500 bunkerë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Kur ishte funksional, i vetmi akses që kishin me botën e jashtme personat që qëndronin atyre ishte një pajisje me altoparlant, e lidhur me selinë e Organizatës së Paralajmërimit dhe Monitorimit të MB. Bunkeri dhe toka përreth tij do të dalin në ankand më 21 qershor.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll