Bota

Dëshmitë e ushtarëve të evakuuar nga fabrika e çelikut: Kanë ikur nga një ferr në tjetrin

Në videot e postuara në internet duken luftëtarët e mbetur duke u larguar nga fabrika e çelikut një ditë pasi një komandant ukrainas brenda bëri ​​një video mesazh duke urdhëruar ushtarët të ruanin jetën e tyre dhe t'i jepnin fund mbrojtjes së Mariupolit.

21 Maj 2022, 10:49 Nga DOSJA

 

Dëshmitë e ushtarëve të evakuuar nga fabrika e
Ukrainë

 

UKRAINË- Luftëtarët ukrainas brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol për javë të tëra kanë luftuar kundër forcave ruse.

Sipas CNN, të premten, Rusia pretendoi se ushtarët e fundit brenda ishin dorëzuar duke e vendosur fabrikën e madhe të çelikut dhe qytetin nën kontrollin rus. Ndërkohë Ukraina nuk e ka konfirmuar këtë pretendim.

Në videot e postuara në internet duken luftëtarët e mbetur duke u larguar nga fabrika e çelikut një ditë pasi një komandant ukrainas brenda bëri ​​një video mesazh duke urdhëruar ushtarët të ruanin jetën e tyre dhe t'i jepnin fund mbrojtjes së Mariupolit.

Ata të cilët u evakuuan janë tashmë të burgosur lufte në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe disa nga familjet e tyre më në fund kanë filluar të dëgjojnë lajmet për të dashurit e tyre.

Një grua ukrainase Natalia Zarytska ka treguar se burri i saj ishte në mesin e luftëtarëve në Azovstal dhe më pas u evakuua. Zarytska tregon se sipas saj tashmë ai ka kaluar sa në një ferr në një tjetër.

"Burri im më shkroi dy ditë më parë. Situata është vërtet e vështirë dhe e tmerrshme. Burri im është rrugës nga një ferr në një ferr tjetër”-tha ajo.

Mariupol ka qenë nën rrethim për gati tre muaj, me një pjesë të madhe të qytetit port jugor nën pushtimin rus që nga mesi i prillit. Luftëtarët e fundit ukrainas janë strehuar brenda fabrikës së çelikut që atëherë, së bashku me deri në 1000 civilë. Evakuimet për civilët filluan më 1 maj.

(j.c).dosja.al 

Sondazh

Poll