Bota

Ministri austriak: Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës

Aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt dje në Torino të Italisë.

21 Maj 2022, 08:18 Nga DOSJA
Ministri austriak: Mirëpresim kërkesën e Kosovës për
Alexander Schallenberg

AUSTRI- Austria mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg duke thënë se pas agresionit të Rusisë në Ukrainë “kërkohet një pozicion i ri gjeostrategjik në Europë.Kjo përfshin edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Ne mirëpresim dëshirën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, ka thënë kryediplomati austriak. Ai ka deklaruar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet për të siguruar një model të qëndrueshme jete në Europë, raporton Gazeta Express.

Kjo deklaratë e Schallenberg është raportuar në disa media serbe. Serbia, gjatë ditëve të fundit, ka bërë përpjekje për ta minuar mundësinë e Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj organizate evropiane. Aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt dje në Torino të Italisë.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll