Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, paralajmëron Basha: Projekt grabitqar, përgjegjësit do përgjigjen para drejtësisë

22 Korrik 2019, 12:19 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, paralajmëron Basha: Projekt grabitqar,

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar të gjithë zyrtarët dhe ndërtuesit që janë pjesë e planit për ndërtimin e Teatrit të Ri, se do të përgjigjen para drejtësisë, për atë që ai e quan “projekt kriminal grabitqar”.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se: “Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro

Postimi i plotë i Lulzim Bashës: 

Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.

Më 18 Korrik, godina e Teatrit Kombëtar u zbaz, pasi një grup punëtorësh nisën punën pas urdhrit të dhënë nga Ministria e Kulturës. Ky urdhër u kundërshtua nga artistët dhe regjisori Robert Budina, i cili tha se ky vendim është hipokrit, pasi nuk ka asnjë dokument. Ndërsa, Kastriot Çipa tha se procesi i shembjes së Teatrit në çdo formë ligjore është i pamundur deri në Shtator për shkak të mbylljes së sesionit parlamentar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha shembja e teatrit kombëtar lulzim basha shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll