Aktualitet

ME VIDEO- 18-vjeçari po lëvizte me motor, momenti kur përplaset nga makina në Elbasan

Papri u aksidentua nga një makinë tre ditë më parë dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë për jetën te spitali i Traumës në kryeqytet.

21 Maj 2022, 10:35 Nga DOSJA
ME VIDEO- 18-vjeçari po lëvizte me motor, momenti kur përplaset
Momenti nga video

ELBASAN- Ky është momenti kur makina përplas të riun, Bjorni Paprin i cili ishte duke lëvizur me motor në Elbasan. Para pak ditësh në Kuçan të Elbasanit, Papri u aksidentua nga një makinë dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë për jetën te spitali i Traumës në kryeqytet.

Në pamjet e siguruara nga Dosja.al mund të shihet momenti kur makina vjen përballë me motorin e të riut i cili ishte me shpejtësi, duke sjellë përplasje të fortë mes tyre. 


Nga përplasja i riu është hedhur pak metra larg motorit të tij dhe menjëherë pas përplasjes qytetarët janë mbledhur për t’i ardhur në ndihmë të riut.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll