Aktualitet

Shqiptari vjedh Ferrarin e parkuar në Itali, arrestohet pas 3 ditësh në park

21 Maj 2022, 10:23 Nga DOSJA
Shqiptari vjedh Ferrarin e parkuar në Itali, arrestohet pas 3 ditësh
Ferrari

ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar grabiti tre ditë më parë makinën Ferrari të parkuar në Piazza Vittorio Veneto. I riu është vënë në pranga nga autoritetet italiane e më pas është shoqëruar për në burgun e Florence Sollicciano.

Mediat italiane raportojnë se i riu, pa banesë fikse, u njoh si autori i vjedhjes falë pamjeve të kamerave të sigurisë pasi njihej tashmë në polici për krime të ngjashme. Ai u vu në pranga në një park. 

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll