Aktualitet

Transportonte me ‘Range Rover’ 6 emigrantë, arrestohet 32-vjeçari në Fushë-Krujë

Hareshku banues në Tiranë, trasportonte emigrantët e paligjshëm në një nga vendet e BE-së kundrejt fitimit.

21 Maj 2022, 10:25 Nga DOSJA
Transportonte me ‘Range Rover’ 6 emigrantë, arrestohet
Foto nga policia

TIRANË- Arrestohet 32-vjeçari i cili transportoante emigrantë të paligjshëm. 32-vjeçari i identifikuar si Leonardo Hareshku është kapur në flagrancë nga policia teksa po transportonte me ‘Range Rover’ 6 emigrantë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një person po transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luzi”.

Hareshku banues në Tiranë, trasportonte emigrantët e paligjshëm në një nga vendet e BE-së kundrejt fitimit. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luzi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Luz, Fushë Krujë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët 32-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(j.c)/dosja.al 

 

Sondazh

Poll