Aktualitet

'Zbërtheu' grupin/ GJKKO lë në burg Nuredin Dumanin, masa i komunikohet në spital

Masa e sigurisë iu komunikua ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme në ambientet e spitalit

21 Maj 2022, 10:35 Nga DOSJA
'Zbërtheu' grupin/ GJKKO lë në burg Nuredin Dumanin,

TIRANË- I penduari i Drejtësisë, Nuredin Dumani është lënë në burg. Masa e sigurisë iu komunikua ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme në ambientet e spitalit, aty ku Dumani ndodhet i shtruar që pas arrestimit të tij, pasi ishte i plagosur me dy plumba në shpinë.

Po ditën e sotme, do të jepen edhe masat e sigurisë në orën 11:00 për 18 të arrestuarit dhe 14 të shpallurit në kërkim, të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK. Dumanit i është komunikuar të parit masa në ambientet e veçanta të një spitali.

Nuredin Dumani u arrestua disa javë më parë, pasi i shpëtoi një atentati në Elbasan. Ai u prangos në një banesë në Fier, ku strehohej, ndërkohë që ishte i plagosur. Nuredin Dumani u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë, duke zbërthyer 23 ngjarje kriminale të kryera nga 8 banda të rrezikshme, e duke përmendur çdo bashkëpuntor që ka pasur për çdo ngjarje. 

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll