Aktualitet

Kultivim lënde narkotike, dhunë në familje, disa të arrestuar në Fier

Në pranga ka përfunduar Muharrem Brahimaj, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

21 Maj 2022, 09:17 Nga DOSJA
Kultivim lënde narkotike, dhunë në familje, disa të
Policia

FIER- Disa persona janë vënë në pranga në Fier e dy të tjerë janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar Muharrem Brahimaj, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Po ashtu është ndaluar edhe një 43-vjeçari pasi ishte i dënuar me 1 vit për dhunë në familje.

NJOFTIMI:

Vihen në pranga 9 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.

Mallakastër/Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan edhe doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 57 vjeç, banues në Kash, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim S. M., 43 vjeç, banues në Levan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. H., 38 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. M., 44 vjeç, banues në Patos dhe I. A., 41 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar përkatësisht automjetet tip “Volksëagen” dhe “Ford”, në gjendje të dehur.
H. Ç., 19 vjeç, banues në Patos, A. U., 59 vjeç, banues në Fier, T. Th., 67 vjeç, banues në Fier dhe L. B., 65 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre, pa leje drejtimi.Në fshatin Karbunarë, Lushnjë, është gjetur nga familjarët saj, e vetëvarur, shtetasja F. R., 53 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga depresioni. Në fshatin Gradishtë, Divjakë, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur, shtetasi S. B., 88 vjeç, i cili vuante nga depresioni. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll