Aktualitet

Aksident në Korçë/ 'Smart' del nga rruga, përfundon në kanal, plagoset rëndë drejtuesja

Mjeti përfundoi në kanal, duke lënë të plagosur rëndë shoferen.

21 Maj 2022, 08:59 Nga DOSJA
Aksident në Korçë/ 'Smart' del nga rruga,
Aksident

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në Korçë. Policia informon se në lagjen numër 1 në Korçë, drejtuesja e mjetit 'Smart', humbi kontrolli e mjetit e doli nga rruga. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se mjeti përfundoi në kanal, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesen. Kjo e fundit u dërgua fillimisht në spitalin e Korçës e më pas u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI:

Më datë 21.05.2021, rreth orës 01:10, në lagjen nr. 1, Korçë, shtetasja S. C., banuese në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll