Aktualitet

Deklaratat e arkeologut Hodges për Butrintin, FMTK: I kemi menduar që në vitet '70

Forumi me anë të një postimi në Facebook shkruan se këtë gjë arkeologët shqiptarë e kanë menduar që në vitet '70, '80 dhe se për këtë kanë vendosur shkarkimet e ujrave me motorpomoa.

20 Maj 2022, 20:13 Nga DOSJA
Deklaratat e arkeologut Hodges për Butrintin, FMTK: I kemi menduar që
Richard Hodges

TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashgimnisë Kulturore ka reaguar pas deklaratave të arkeologut anglez Richard Hodges në lidhje me rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Butrintit. Forumi me anë të një postimi në Facebook shkruan se këtë gjë arkeologët shqiptarë e kanë menduar që në vitet '70, '80 dhe se për këtë kanë vendosur shkarkimet e ujrave me motorpomoa.

Postimi i Plotë:

SPECIALISTI ANGLEZ I MIDHJES SE BUTRINTIT. Personazhin e Ilo Pincit, shahistit qe e pretendonte veten specialist te midhjes se Butrintit pa shkelur ne liqen eshte bere tashme personazh i dashur humoristik. Por kush do ta mendonte se paska edhe Ilo Pincer nga Anglia qe na deftojne arrat. Mbreme shqiptaret degjuan ne ABCNeësTV leksionin e arkeologut anglez Richard Hodges mbi injorancen e tyre ndaj rritjes se nivelit te liqenit te Butrintit si rezultat i ndryshimeve klimatike. Mund t i themi Ilo Pincit britanik se shqiptaret kane menduar qe ne vitet '70-'80 per te bonifikuar gjithe fushen e Vrines duke krijuar edhe shkarkimet e ujrave me motopompa te fuqishme, te cilat jane ende ne pune dhe sot. Sigurisht, Ilo Hodges, nuk ka nga ti di keto pune, edhe pse na u mburr qe ka ardhur ne Butrint ne vitin 1992 para arkeologeve shqiptare ???

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll