Aktualitet

FOTO-Aksident me vdekje në Fier, makina e trupi i pajetë përfundojnë në kanal

‘Audi' është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka ndërruar jetë në vend.

20 Maj 2022, 19:53 Nga DOSJA
FOTO-Aksident me vdekje në Fier, makina e trupi i pajetë
Aksidenti në Fier

FIER- Një person ka ndërruar jetë këtë pasdite si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në vendin e njohur si Kthesa e Pojanit ne Fier. Konkretisht një mjet i llojit ‘Audi' është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka ndërruar jetë në vend.

Në foto duke se si makina ka përfunduar në kanalin anash rrugës. Në të njëjtin vend është edhe trupi i pajetë i drejtuesit të motoçikletës. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, por dyshohet se mund të jetë bërë shpejtësia me të cilën udhëtonin mjetet.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll