Politike

PD anuloi mbledhjen, Alibeaj: PS prishi marrëveshjen, pa cilësinë e kandidatëve tanë

Ai tha ndër të tjera se procesi nuk supozohej të ishte kulisash, por transparent dhe gjithëpërfshirës.

20 Maj 2022, 16:14 Nga DOSJA
PD anuloi mbledhjen, Alibeaj: PS prishi marrëveshjen, pa cilësinë
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë Demokratike është shprehur se Partia Socialiste është tërhequr nga dakortësia për Presidentin pasi kanë parë kandidatët që ka paraqitur Opozita. Në një deklaratë për shtyp, Alibeaj tha se PS-ja është ndjerën gushtë përballë emrave të propozuar nga PD-ja, pasi asnjë prej tyre nuk e joshte dot. Ai tha ndër të tjera se procesi nuk supozohej të ishte kulisash, por transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Një procedurë që ngërthen brenda saj shpirtin dhe frymën e konsensualitetit mes palëve, po ju sqaroj se cilat ishin këto faza apo hapa që do të krijonin procesin gjithëpërfshirës. Hapat ishin, hapi i parë ishte për të rënë dakort për kriteret që ne menduam se do të ishin të vlefshëm. Dje në patëm mbledhje për kandidaturat që duhej të vazhdonte edhe sot. Prej atij momenti ndodhi që sot ka pasur në media një tërheqje nga ana e Partisë Socialiste, ndoshta pasi pa cilësinë e kandidatëve tanë. Ne do të identifikonim katër kandidatura, dy do të kishin besimin më të madh, më pas do të përzgjidhnim një kandidaturë konsunsuale. Hapi i fundit do të ishte ai që do të jepte garancinë në këtë rast,”- tha Alibeaj.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll