Biden viziton Korenë e Jugut dhe Japoninë, synon t'i dërgojë një mesazh Kinës
Joe Biden Presidenti Joe Biden u nis për në Korenë e Jugut dhe Japoni në një udhëtim gjashtë-ditor që synon ndë...
Gasum njoftoi se do të vazhdojë të dërgojë gaz për klientët nga burime të tjera, përmes tubacionit të gazit Balticconnector që lidh Finlandën me Estoninë. Gasum paralajmëroi të mërkurën se Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz për shkak të një konflikti rreth pagesës në rubla.
Gazpromi rus ka informuar Finlandën se do të ndërpresë furnizimet e gazit natyror nga mëngjesi i së shtunës, më 21 maj, njoftoi të premten shitësi shtetëror finlandez i gazit Gasum. Gasum refuzoi t’i paguante Gazprom-it në rubla, të cilat Rusia ua ka kërkuar vendeve evropiane.
“Është për të ardhur shumë keq që furnizimet e gazit natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të pezullohen”, tha drejtori ekzekutiv i Gasumit, Mika Vilanen.
“Megjithatë, ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe me kushtin që të mos ketë ndërprerje në rrjet, do të mund të furnizojmë me gaz të gjithë klientët tanë në muajt në vijim”, tha ai.
Gasum njoftoi se do të vazhdojë të dërgojë gaz për klientët nga burime të tjera, përmes tubacionit të gazit Balticconnector që lidh Finlandën me Estoninë. Gasum paralajmëroi të mërkurën se Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz për shkak të një konflikti rreth pagesës në rubla.
Shumica e gazit që përdoret në Finlandë vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5 për qind të konsumit të tij vjetor të energjisë. Gazprom nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
Më herët, të premten, para njoftimit për Gasumit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska nuk kishte informacion të detajuar në lidhje me kontratat e Gazpromit për furnizim.
“Por, natyrisht, askujt nuk do t’i dërgohet asgjë falas”, shtoi Peskov.
Për shkak të mundësisë së mbarimit të gazit, kompanitë e mëdha finlandeze si Neste, Mets dhe të tjera, janë në kërkim të burimeve alternative të energjisë ose të planeve emergjente për të përshtatur prodhimin e tyre. Grupi për pylltari Stora Enso njoftoi se tashmë ka zëvendësuar gazin natyror rus me gaz natyror të lëngshëm (LNG) në të gjitha njësitë e tij.
Kompania UPM deklaroi se përdor gazin që shpërndahet përmes gazsjellësit Balticconnector nga furnizuesit perëndimorë, por ende po përgatitet për mundësinë e çrregullimeve afatshkurtra. Rusia ka pezulluar më parë furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, të cilat refuzuan të paguajnë në rubla./REL/
Joe Biden Presidenti Joe Biden u nis për në Korenë e Jugut dhe Japoni në një udhëtim gjashtë-ditor që synon ndë...
Gruevski MAQEDONIA E VERIUT- Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski u shpall fajtor për rastin TNT dhe u dënua m...
Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të flasë nesër me përfaqësues të Finlandës në lidhje me ofert...
Vladimir Putin RUSI- 'Hija' e Vladimir Putin është bërë ekipi mjekësor që e monitoron atë, siç pre...
Lija e majmunit AUSTRALI-Australia ka raportuar rastin e parë të lisë së majmunit re një burrë rreth të 30-tave, i cili ...
Zjarr ne Greqi GREQI- Me rritjen e temperaturave rritet edhe rreziku i zjarreve në Greqi ku ditën e sotme flakët kanë përfshir&eum...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden mbërriti sot në Korenë e Jugut në një mision për të riafirmuar një a...
Abdush Demiri MAQEDONIA E VERIUT- Përfaqësuesi i Lëvizjes BESA në Maqedoninë e Veriut, Abdush Demiri ka sulmuar BDI-në të...
Foto ilustruese KOREA E VERIUT- Koreja e Veriut po përballet me përhapjen e Covid në një popullatë të pavaksinuar. Në fi...
Grupi i Kumanoves MAQEDONIA E VERIUT- Të burgosurit e grupit të Kumanovës të cilët prej dy javësh ndodhen në grev&e...