Bota

Zjarr në malet Geraneia në Greqi, era e fortë përhap flakët në zonën pyjore

Brigada e Zjarrfikësve mori alarm pak orë më parë, pas një zjarri që ra në një zonë pyjore në malet Geraneia mbi Lutraki.

20 Maj 2022, 14:22 Nga DOSJA
Zjarr në malet Geraneia në Greqi, era e fortë përhap
Zjarr ne Greqi

GREQI- Me rritjen e temperaturave rritet edhe rreziku i zjarreve në Greqi ku ditën e sotme flakët kanë përfshirë një zonë pyjore në malet Geraneia në Lutraki.

Sipas mediave vendase, Brigada e Zjarrfikësve mori alarm pak orë më parë, pas një zjarri që ra në një zonë pyjore në malet Geraneia mbi Lutraki.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat tokësore dhe ajrore të Zjarrfikësve, ndërsa në zonë fryn erë e fortë e cila favorizon në përhapjen e flakëve.

Në imazhet e publikuara shihet se vatra është në mes të maleve në një lartësi të konsiderueshme dhe nga forcat zjarrëfikëse po punohet për të mbajtur nën kontroll përhapjen dhe më pas për shuarjen e tij.

Greqia gjithmon ka pattur probleme me zjarre të mëdha në zonat pyjore për shkak të temperaturave të larta në sezonin veror por edhe pozicionin malor të pyjeve çka vështirëson dhe ndërhyrjen e zjarrëfikësve.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll