Bota

Ende në arrati, Gruevski shpallet fajtor për rastin TNT dhe dënohet më 9 vjet burg

20 Maj 2022, 14:55 Nga DOSJA
Ende në arrati, Gruevski shpallet fajtor për rastin TNT dhe
Gruevski

MAQEDONIA E VERIUT- Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski u shpall fajtor për rastin TNT dhe u dënua me 9 vjet heqje lirie.

Gjithashtu edhe ish ministri Mile Janakieski u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg. Ndërkohë ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski si dhe e punësuara në komunë si inspektor i ndërtimtarisë janë dënuar më nga 4 vjet heqje lirie. Tre të akuzuarit e tjerë të punësuar në komunën në fjalë lirohen nga akuza.

Ndërkohë që muajin e kaluar Gruevski, ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe Jordan (Orce) Kamçev janë shpallur fajtor për rastin “Parcelat në Vodno”. Gjykata e Shkupit ka dënuar Nikolla Gruevski me 7 vjet burg, Sasho MIjallkov me 1 vit e  3 muaj, duke llogaritur dhe kohën e  kaluar në paraburgim.

Nikolla Gruevski ndodhet në arrati në Hungari prej dy vitesh, ku autoritetet i kanë dhënë strehim dhe refuzojnë ekstradimin e tij. Ai u dënua fillimisht me 2 vjet burg për çështjen që kishte të bënte me blerjen e një Mercedesi të blinduar prej rreth 600 mijë eurosh, e më pas, në mungesë, edhe me 1.5 vjet heqje lirie për nxitjen e dhunës në komunën “Qendër” të Shkupit. Ai dyshohet edhe si krye-organizator i ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në prill, 2017, por zyrtarisht nuk është ngritur akuzë për këtë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll