Bota

Partiak BESA kërkon unifikimin e partive politike shqiptare për ta rrëzuar BDI-në

Sipas Demirit edhe pse BDI-ja e cila sipas tij ka një kohë të gjatë që është në pushtet nuk ka arritur që të ndryshoj gjendjen e shqiptarëve. Demiri në emër të Lëvizjes BESA edhe njëherë ju bëri thirrje të gjitha partive opozitare shqiptare që të bashkohen për të dërguar siç u shpreh ai, BDI-në në opozitë.

20 Maj 2022, 13:49 Nga DOSJA
Partiak BESA kërkon unifikimin e partive politike shqiptare për ta
Abdush Demiri

MAQEDONIA E VERIUT- Përfaqësuesi i Lëvizjes BESA në Maqedoninë e Veriut, Abdush Demiri ka sulmuar BDI-në të cilën e cilëson si e 'keqja e shqiptarëve.

Sipas Demirit edhe pse BDI-ja e cila sipas tij ka një kohë të gjatë që është në pushtet nuk ka arritur që të ndryshoj gjendjen e shqiptarëve. Demiri në emër të Lëvizjes BESA edhe njëherë ju bëri thirrje të gjitha partive opozitare shqiptare që të bashkohen për të dërguar siç u shpreh ai, BDI-në në opozitë.

“Në vazhdimësi Lëvizja BESA ka përsëritur qëndrimin e saj se është pro bashkëpunimit të partive politike opozitare shqiptare, edhe në emisionet tjera debative edhe në press-konferenca e kemi pasur të qartë propozimin tonë se jemi të hapur për të gjitha politike, në rastin konkret ju përmendët edhe Alternativën. Ne konsiderojmë se e keqja e shqiptarëve është BDI e cila një kohë të gjatë ka qëndruar në pushtet dhe gjendja e shqiptarëve assesi të përmirësohet. Andaj ne në vazhdimësi po bëjmë thirrje që të unifikohet faktori politik shqiptarë, pa BDI-në në këtë rast, në mënyrë që të dalim bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që përfundimisht BDI-në ta dërgojmë në opozitë”, tha Demiri.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll