Bota

Biden mbërrin në Korenë e Jugut me shqetësimet në rritje për testin e mundshëm të raketave të Koresë së Veriut

Bideni dëshiron t'u tregojë partnerëve të tij kryesorë se ai mund të fokusohet si në lindje ashtu edhe në perëndim, dhe se Shtetet e Bashkuara kanë burime për të ndihmuar në ruajtjen e demokracisë dhe sovranitetit në mbarë botën.

20 Maj 2022, 13:58 Nga DOSJA
Biden mbërrin në Korenë e Jugut me shqetësimet në
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden mbërriti sot në Korenë e Jugut në një mision për të riafirmuar një aleancë kyçe në një moment të pasigurt në Azinë Lindore.

Sipas CNN, edhe pse lufta në Ukrainë ka preokupuar Ëashingtonin dhe ka zënë gjysmën e parë të ditës së Bidenit përpara se të nisej për në Azi, ndërkohë që provokimet nga Koreja e Veriut janë intensifikuar.

Bideni dëshiron t'u tregojë partnerëve të tij kryesorë se ai mund të fokusohet si në lindje ashtu edhe në perëndim, dhe se Shtetet e Bashkuara kanë burime për të ndihmuar në ruajtjen e demokracisë dhe sovranitetit në mbarë botën.

Ndalesa e Bidenit në kryeqytetin e Koresë Jugore, Seul, ka të bëjë me planifikimin dhe promovimin e partneritetin ekonomik dhe të sigurisë mes dy vendeve. Ai do të takojë presidentin e sapozgjedhur të Koresë së Jugut.

Inteligjenca amerikane vlerëson se Koreja e Veriut tani mund të jetë duke u përgatitur për të lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale. Ndërkohë Koreja e Veriut mund të bëjë një provë ndërsa Bideni është në Korenë e Jugut.

Më vonë gjatë udhëtimit të tij, Biden po planifikon të zbulojë një plan të ri ekonomik Indo-Paqësor që përshkruan ambiciet e tij tregtare në rajon. Ai përballet me skepticizëm të thellë pasi paraardhësi i tij tërhoqi SHBA-në nga Partneriteti Trans Paqësor, një pakt masiv tregtar i negociuar në administratën e Obamës.  

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll