Bota

Ish-agjenti britanik: Putin është vazhdimisht i rrethuar nga mjekët dhe merr trajtime

Ish-agjenti britanik, i cili më parë ka punuar në zyrën e shërbimit sekret M16 në Rusi për të marrë informacione për fushatën elektorale të Donald Trump në vitin 2016, pretendon se ende nuk dihen “detajet e sakta” ​​për sëmundjen e burrit të fortë të Rusisë.

20 Maj 2022, 14:35 Nga DOSJA
Ish-agjenti britanik: Putin është vazhdimisht i rrethuar nga
Vladimir Putin

RUSI- 'Hija' e Vladimir Putin është bërë ekipi mjekësor që e monitoron atë, siç pretendon një ish-spiun britanik i cili tha se ata qëndrojnë 24 orë pas rij.

"Presidenti rus është i rrethuar vazhdimisht nga mjekë dhe gjatë mbledhjeve të kabinetit, ai bën pushime për t'iu nënshtruar trajtimit," thekson Christopher Steele.

Ish-agjenti britanik, i cili më parë ka punuar në zyrën e shërbimit sekret M16 në Rusi për të marrë informacione për fushatën elektorale të Donald Trump në vitin 2016, pretendon se ende nuk dihen “detajet e sakta” ​​për sëmundjen e burrit të fortë të Rusisë.

Ai shoqërohet vazhdimisht nga një ekip mjekësh në vendin ku ndodhet”, tha ish-agjenti britanik.

Christopher Steele thekson se lideri 69-vjeçar është i monitoruar “vazhdimisht” nga mjekët dhe nuk mund t’i përgjigjet takimeve me ministrat dhe këshilltarët e tij pa bërë pushim për t’iu nënshtruar trajtimit mjekësor. Steele shpjegon se gjatë mbledhjeve të këshillit të sigurisë Putin del jashtë merr trajtimin dhe më pas rivazhdon mbledhjen.

“Takimet e këshillit të sigurisë, të cilat supozohet të zgjasin një orë, në fakt ndahen në disa seksione. Putini del jashtë, merr një lloj trajtimi mjekësor dhe më pas kthehet në dhomë. Ne nuk mund ta dimë saktësisht se sa serioz është, dua të them nëse ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme, nuk mund të jemi absolutisht të sigurt. Mme siguri gjendja e tij shëndetësore ka një ndikim shumë serioz në qeverinë ruse për momentin,"-tha Steele ndërsa shtohen akuzat se Putini "po sëmuret gjithnjë e më shumë".

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll