Bota

Presidenti turk 'zbut' tonet, do të bisedojë me përfaqësues të Finlandës për antëtarësimin në NATO

Erdogan tha gjithashtu se kishte diskutuar këtë çështje me kryeministrin holandez Mark Rutte dhe do të fliste dhe me Boris Johnson të shtunën.

20 Maj 2022, 14:50 Nga DOSJA
Presidenti turk 'zbut' tonet, do të bisedojë me
Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të flasë nesër me përfaqësues të Finlandës në lidhje me ofertën e vendit për t'u anëtarësuar në NATO.

Sipas Skynews, Erdogan tha gjithashtu se kishte diskutuar këtë çështje me kryeministrin holandez Mark Rutte dhe do të fliste dhe me Britaninë. Megjithatë, lideri turk nuk specifikoi se me kë do të fliste në Finlandë apo Britani.

Në fillim të kësaj jave, Erdogan tha se do t'i "thonte jo" aplikimeve të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO. 

"Ne do të vazhdojmë politikën tonë në një mënyrë të vendosur. Ne u kemi thënë aleatëve se do t'i themi jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO."-tha ai.

Erdogan ka thënë se kundërshtimi i Turqisë rrjedh nga shqetësimet dhe ankesat e saj të sigurisë me mbështetjen e perceptuar të Suedisë dhe në një shkallë më të vogël të Finlandës për Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, dhe një grup të armatosur në Siri që Turqia e sheh si një zgjatje të PKK.  Konflikti me PKK-në ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz që nga viti 1984.

Miratimi i kërkesës së Finlandës dhe Suedisë nga Turqia për t'u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore është thelbësor sepse NATO i merr vendimet me konsensus. Secili prej 30 vendeve anëtare ka fuqinë për të vënë veton ndaj një oferte anëtarësimi. 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll